Visar Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Berisha nuk ka bërë publike arsyet e dorëheqjes, megjithatë ai ka thënë se Qeveria Hoti ka bërë njërën prej akteve më patriotike të 10 viteve të fundit, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës duke nënshkruar marrëveshjen në Washington.
“Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet janë të mijat dhe mbesin të tilla. Ndjehem mirë me përpjekjet e ndonjëherë edhe me arritjet që kam mbërri me ia bërë vendit nëpërmjet asaj zyre”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook.
Ai ka shkruar tutje se “Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.