×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për kandidaturën e Haradinajt për president: A është kandidat i AAK-së apo i koalicionit?

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 22:34

    Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur sonte për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe për votat që ai ia ka kërkuar PDK-së.


    Krasniqi tha se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota në opozitë kur nuk e ka ende mbështetjen e asnjë partneri të koalicionit.

    “Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me logjikën e votave hua duhet ti themi zotit Haradinaj a po na i kthen ato votat e vitit 2017 kur të bëmë kryeministër”, tha ai.

    “Unë nuk e di, përveç që e ka nominuar partia e tij, që e mbështetë dikush tjetër. Pra kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është edhe kandidat i koalicionit? Qysh del me lypë vota në kojshi kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë? Unë nuk i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit që e mbështesin. E qysh mundesh me kërku vota prej opozitës kur ende s’i ke votat e koalicionit”, tha Krasniqi.Ai theksoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe ka thënë se ky nuk është prioritet për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!