Bashkëshorti i Emanuela Dalipit ka folur për mediat, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën. Ai u shpreh se nuk kanë asnjë pretendim për spitalin Infektiv.
Sipas tij, aty mjekët kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë 28-vjeçaren.
Artenisi, nga Pogradeci, por që jeton në Tiranë, thotë se e ndjera nuk i përballoi dot pasojat e virusit duke u larguar bashkë me foshnjën që kishte në bark para kohe nga jeta.
Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit.
Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër…Vajza e tezes u vdiq për shkak të sasisë së madhe të amnestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, u shpreh ai.
Bashkëshorti ka lënë në nënkuptuar se beson se periudha njëjavore që ajo ndenji në shtëpi mund të ketë qenë arsyeja e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.