Kosova do të zhvillojë sonte (e mërkure) takimin e fundit në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.
Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i Moldavisë për takimin që fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
‘Dardanët’ do të tentojnë të fitojnë me çdo kusht këtë sfidë, pasi në rast të dështimit, do të binin në Ligën D, aty ku ishin në edicionin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Kosova, si mysafir i Moldavisë kishte arritur që të merrte një pikë, ndërsa sonte në folenë e tyre kanë shansin që të marrin tri pikë për të vazhduar qëndrimin në Ligën C edhe për edicionin e ri.
Bernard Challandes sërish nuk do të jetë në sotlin e ekipit tonë, shkaku i infektimit me COVID-19, derisa strategjitë e tij do t’i jetësojë ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti.
Edhe një barazim nuk do të prishte punë për tanët, pasi aktualisht kanë dy pikë, një më shumë se Moldavia.
Qëllimi i gjithë kësaj përballje qëndron në atë se Kosova duhet të fitojë këtë me patjetër, në mënyrë që të rikthehen te fitoret pas dhjetë ndeshje.
Dardanët kanë tetë humbje dhe dy barazime në dhjetë takimet e fundit, andaj fitorja ndaj Moldavisë mund të sillte një ndryshim rrënjësor për ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.