×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria e do fitoren me çdo kusht përballë Bjellorusisë për të marrë kreun e tabelës

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 10:14

    Shqipëria do të jetë nikoqir i Bjellorusisë në rrethin e gjashtë të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 4.


    Kombëtarja kuqezi do përballet me bjellorusët nga ora 16:00 në stadiumin “Ari Albania”, derisa i kërkojnë vetëm tri pikë.

    Për këtë takim, Edy Reja do të jetë pa Elseid Hysajn që që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por gjasat nuk është që minimizohen për ta.

    Bjellorusia është lider i grupit me dhjetë pikë, ndërsa tanët qëndrojnë vetëm dy pikë mbrapa.

    Skuadra që do e fitojë këtë duel, do të kalojë në Ligën B në sezonin e ardhshëm, derisa do të ketë shansin të marrë pjesë edhe në play-offin e Ligës së Kombeve, për të tentuar që të kualifikohen direkt në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

    Reja është në dijeni për rëndësinë e ndeshjes dhe do të kërkojë nga lojtarët e tij që të japin maksimumin në fushë.

    Shqipëria cilësohet si favoritë në këtë takim, pasi jo vetëm që luajnë në shtëpi, mirëpo kanë edhe lojtarë më cilësorë.

    Nga ora 16:00, do të përcaktohet fituesi dhe lideri i grupit në takimin e fundit për edicionin e dytë të garës më të re nga UEFA, derisa ndeshja e parë ishte fituar 2-0 nga Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!