×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Veselit: Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së nuk mund të nisë para verës së vitit 2022

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 12:23

    Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.


    Gjatë seancës, prokurorja speciale ka propozuar që gjykimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-s të filloj në qershor të vitit të ardhshëm.

    Por këtë e ka kundërshtuar avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper.

    Ai ka thënë se kjo është një çështje e komplikuar dhe mund të duhen deri në 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

    “18 muaj do të na duhen para se të fillojmë të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Kjo është një çështje e komplikuar. Ndoshta do të fillohet në verë, qershor, por jo edhe vitin e ardhshëm”, ka thënë Avokati i Thaçit, David Hooper.

    Të njëjtën gjë e ka thënë edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson. Ai ka thënë se “Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria kjo aktakuzë do të quhet qesharake”.

    Emerson ka thënë se gjykimi ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve nuk mund të nisë para qershorit të viti 2022. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!