×
  • Lajme
  • Botë

    Bota merr frymë: Vaksina kundër Covid-19 kalon me sukses fazën e tretë, tregohet 95% efektive

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 13:12

    Analiza përfundimtare e provës së fazës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer, ka treguar se kjo vaksinë është 95% efektive në parandalimin e infeksionit, duke mos shkaktuar efekte anësore, shkruan CNN, transmeton Reporteri.


    Kompania thekson se vaksina parandaloi format e lehta dhe të rënda të Covid-19 tek të infektuarit. Për më tepër vaksina ishte 94 për qind efektive tek të moshuarit, të cilët janë më të prekshëm ndaj Covid-19.

    Pfizer, i cili zhvilloi vaksinën me partnerin e saj BioNTech, tha se kompanitë planifikuan të aplikojnë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për autorizimin emergjent “brenda ditësh”, duke rritur shpresat se vaksina kundër Covid-19 mund të bëhet realitet.

    Një grup i pavarur ka mbikëqyrur rezultatet dhe efektet anësore. “Deri më sot, Komiteti i Monitorimit të të Dhënave për studimin nuk ka raportuar ndonjë shqetësim serioz të sigurisë në lidhje me vaksinë”, theksohet në njoftimin e kompanisë.

    Prova klinike e fazës 3 të vaksinës filloi më 27 korrik./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!