Situata në spitalet e Greqisë ku trajtohen pacientët me koronavirus paraqitet e rëndë. Pothuajse 82 përqind e shtretërve të kujdesit intensiv në spitalet e Greqisë për pacientët me Covid-19 me simptoma serioze janë të zënë.
Sipas medieve greke, nga 624 shtretër të njësive të kujdesit intensiv për pacientët Covid-19, 510 janë aktualisht të zënë dhe vetëm 114 janë të lira, një normë prej 18 përqind.
Atika aktualisht ka 214 shtretër të njësive të kujdesit intensiv Covid, nga të cilët 161 janë aktualisht të zënë.
Në spitalin Covid në Selanik (përfshirë spitalet e Halkidiki, Katerini dhe Kavala) që kanë 211 shtretër, 199 janë të zënë dhe 12 të lirë.
Greqia ka një total prej 1,203 shtretërish, nga të cilët 950 janë ezauruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.