×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kjo është gjendja e shoferit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 14:43

    Është djegur një veturë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporteri.net duke thënë se nuk dihen aktualisht arsyet e djegies së veturës.

    “Rreth orës 13:300 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

     

    Ajo bën të ditur se fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë nga vetura dhe nuk është lënduar.

    “Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, ka deklaruar Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!