×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëri-Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare, Reja bën katër lëvizje

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 15:34

    Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, e cila është edhe më e rëndësishmja, ajo ndaj Bjellorusisë, e që do të përcaktojë edhe vendin e parë në grup.


    Ndeshja do të nisë në orën 16:00, ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij takimi.

    Për ketë ndeshje, trajneri i Kombëtares, Edy Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë.

    Elsaed Hysaj do të mungojë këtë ndeshje pasi është prekur nga COVID-19.

    Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonave, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

    FORMACIONET ZYRTARE:

    SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

    BJELLORUSIA: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

     PERFITIMET FINANCIARE

    Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

    Se treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shume…

    Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!