Kosova sonte luan me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve
Ndeshja do të zhvillohet në Fadil Vokrri dhe fillon nga ora 20:45, shkruan Reporteri.net
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qenë në stadium para fillimit të kësaj ndeshje.
Ai i ka dëshiruar suksese Kosovës sonte, derisa tha që pati një ndjesi të veçantë gjatë vizitës në stadium, aty ku Dardanët sot do të dërgojnë porosinë në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale në luftën e Kosovës.
Ky është postimi i Kryeministrit Hoti:
Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE
#behuzeriim #bemyvoice
Përjetova ndjesi të veçantë gjatë vizitës në Stadiumit Kombëtar “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi, e cila fillon nga ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e DARDANËVE tanë #behuzeriim #bemyvoice, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ne, Dardanët, thërrasim fuqishëm e njëzëri, sepse zëri yt është zëri im.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.