×
  • Lajme
  • Lajme

    15 pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 9:31

    121 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.


    Sa i përket gjendjes së pacientëve:

    3 Pacientë janë në Respirator,

    97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

    4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

    Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe atë 7 Mjek, 6 Infermier dhe 6 punëtor të Shërbimit Teknik.

    Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

    264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,255
    analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!