Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim refuzon të heqë dorë nga shpresat për ta transferuar yllin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.
Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm te Liverpooli dhe një largim i tij përfolet tash e disa afate kalimtar.
Klubi i madh turk, Galatasaray është njëri nga klubet që është lidhur më shumë me transferimin e shqiptarit.
Trajneri Terim është një tifoz i madh i djaloshit nga Gjilani dhe ka shtyrë drejtuesit e Galatasarayt për të sjellë sulmuesin në Stamboll tash e 1 vit.
Sipas mediumit turk Fotomac, Galatasaray dhe Terim do të provojnë përsëri për Shaqirin në afatin e janarit.
Ndërsa është i lidhur me Reds deri në vitin 2023, pretendohet se Shaqiri do të ishte i hapur për të lëvizur në Galatasaray në fund të vitit.
Ish- ylli i Bayern Munichut dhe Interit ka luajtur vetëm pesë herë për Liverpoolin këtë sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.