×
  • Lajme
  • Lajme

    Huqja e IKSHPK-së: Shpalli të vdekur një 31 vjeçar nga Covid-19, viktima ishte 72 vjeçar

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 15:44

    Në mesin e viktimave nga koronavirusi, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi dje edhe për një 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës.


    Pas këtij njoftimi kishte reaguar Komuna e Mamushës, duke thënë se personi që ka ndërruar jetë është i moshës 72 vjeçare.

    Se viktima nuk ishte 31 vjeçar e ka konfirmuar sot edhe IKSHPK, e cila ka përmirësuar gabimin duke e dhënë moshën e saktë të të ndjerit, i cili kishte qenë 72 vjeçar, shkruan Reporteri.

    Ndryshe, 14 të vdekur dhe 807 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.

    Këto shifra kanë dalë nga 1 mijë e 817 testime sa janë bërë gjithsej. IKSHPK njofton edhe për numër rekord të të shëruarve, gjithsej 677 në 24 orët e fundit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!