×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian Pragë 2020

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 16:17

    Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 që po mbahet në Pragë të Çekisë


    Xhudistja kosovare e mposhti me ippon francezen Melanie Clement në kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan Reporteri.net

    Distria e hodhi në dysheme Melanie Clement, e cila më pas u detyrua që të dorëzohej.

    Xhudistja jonë në raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytin mposhti Aisha Gurbanli të Azerbajxhanit, ndërsa në çerekfinale u mposht nga francezja, Shirine Boukli.
    Në repesazh mposhti rusen Irina Dolgova.

    Ndërkaq për medaljen e bronztë e gjunjëzoi Melanie Clement për t’ia sjellur edhe një tjetër sukses të madh xhudos kosovare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!