Në Evropë çdo 17 sekonda po regjistrohet nga një vdekje si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar kreu regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, teksa pandemia vazhdon të kërcënojë sistemet shëndetësore në kontinent.
Hans Kluge ka thënë të enjten se 53 shtete që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së kanë regjistruar më shumë se 15.7 milionë raste me COVID-19 dhe gati 355 mijë vdekje.
Më shumë se 80 për qind e shteteve po raportojnë shkallë më të lartë se 100 raste të reja për 100 mijë banorë për 14 ditë, ka thënë Kluge, me një të tretën që regjistrojnë më shumë se 700 raste për 100 mijë banorë.
Sipas Kluges, masat më strikte të paraqitura në disa vende në Evropë kanë nisur të japin rezultatet e para efikase.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.