×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu i reagon Borrellit: Nuk pranojmë këshilla nga dikush që na mohon shtetësinë

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 17:42

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu i ka reaguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.


    E krejt kjo për shkak të deklaratave të tij se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

    Deputetja Deliu, përmes një statusi në Facebook ka thënë që Kosova nuk i pranon këshillat e dikujt që e mohon pavarësinë e saj.

    Postimi i plotë:

    “Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell duhet ta kuptojë që Kosova nuk pranon këshilla nga mohuesit e pavarësisë dhe shtetësisë së saj. Ai po bëhet pjesë e kampanjës së Daçiqit për të dëmtuar njohjet e Kosovës dhe ky qëllim po i lexohet lehtë. Borrell po gabohet kur po e konsideron Kosovën aq naive sa të ndjek rekomandime për zvogëlimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe aq më pak të cenojë miqësinë me SHBA-të mbi këshillat e tij. Lidhja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike është vullnet reciprok mes shteteve të pavarura dhe nëse Borrell dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim bën mirë ta këshillojë Serbinë të hap Ambasadën e vet në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!