×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Drejtësia po bën krim të rëndë me gjykimin e luftëtarëve të UÇK-së

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 20:22

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Faton Klinaku, e ka cilësuar si të padrejtë gjykimin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.


    Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjykimi i shqiptarëve para serbve për krime lufte është një krim në vetvete.

    Tutje, ai ka rikujtuar qëndrimin e kësaj organizate karshi Gjykatës Speciale.

    Postimi i plotë:

    Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

    Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!