Ish-presidentja, Atifete Jahjaga sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave Sipërmarrëse është takuar me Aida Sopin, eksperten e marketingut digjital.
Përmes një shkrimi në Facebook, ish-presidentja ka njoftuar se Sopi është një grua që në moshë të re është bërë pjesë e industrisë së marketingut digjital.
Jahjaga është shprehur se është kënaqësi të shohësh pasion e grave e vajzave për të thyer barrierat gjinore, në një industri ku dominojnë burrat.
Shkrimi i plotë i Jahjagës:
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Ndërmarrëse, takova një vajzë të re dhe shumë entuziaste Znjsh. Aida Sopi, e cila në një moshë shumë të re ka hyrë në tregun e punës, përkatësisht në industrinë e marketingut digjital.
Është kënaqësi të shohësh potencialin e rinisë tonë dhe pasionin e grave dhe vajzave për të thyer barriera gjinore në industri të dominuara nga burrat.