×
  • Sport
  • Sport

    Arteta ndjen keqardhje për situatën e Ozilit te Arsenali

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 10:57

    Mikel Artetës po i vjen keq për situatën në të cilën gjendet Mesut Ozil


    Mesfushori turko-gjerman është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit dhe nuk do të mund të luajë pasi nuk është i regjistruar nga klubi, shkruan Reporteri.net

    Kjo situatë nuk po i pëlqen as trajnerit Arsenalit, i cili ka shprehur keqardhje me rastin e Ozilit.

    “Unë jam i lënduar sepse nuk më pëlqen që ndonjë lojtar në skuadrën time të mos ketë mundësinë të kontribuojë ose të konkurrojë, për mua është shumë e dhimbshme kjo pasi unë besoj se askush nuk e meriton një gjë të tillë,” ka thënë Arteta.

    Ndryshe, Ozil ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni dhe është një nga lojtarët më të paguar klub. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!