Para namazit të parë të terapive për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, 19 vjeçarja Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane.
19 vjeçarja këtë vendosi ta bëjë në Xhaminë e Madhe të qytetit të Ferizajt.
Në bazë të ceremonisë islame, Elena ka shqiptuar dëshminë (shahadetin), duke e mbajtur në duar librin e shenjtë ‘Kur’anin’.
Imami i kësaj xhamie, Mustafë Ahmeti ka uruar Elenën pas konvertimit, duke thënë se lut Zotin që këso raste të ketë çdo ditë në Xhami, transmeton Indeksonline.
“Lus Zotin fuqiplotë që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë. Poashtu për Elenën lusim Zotin që t’ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.