×
  • Lajme
  • Botë

    Sipas ekspertëve amerikanë, numri të vdekurve nga coronavirusi do të dyfishohet deri në mars

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 11:37

    Ekspertët shëndetësorë kanë parashikuar se deri në mars të vitit 2021, mund të vdesin rreth 470 mijë amerikanë nga COVID-10.


    Sipas CNN, pandemia e koronavirusit është duke u rritur në tërë territorin e SHBA-së sa që sipas tyre mund të ketë një valë masive të të vdekurve.

    Këto parashikime i ka bërë Instituti për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit në Shkollën e Mjekësisë në Uashington. Instituti ka thënë se parashikimi i tyre supozon se 40 shtete do t’i rikthejnë masat e izolimit dhe distancës.

    “Nëse shtetet nuk e bëjnë këtë, numri i të vdekurve mund të arrijë në 658 mijë deri më 1 mars”, ka thënë ata.

    Deri më tani, SHBA-ja ka regjistruar mbi 11 milionë të infektuar me koronavirus dhe 252 mijë të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!