×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi legjendar vlerëson lartë Rashicën: I vetmi lojtar nga Werderi që mund të luajë për Bayernin

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 13:19

    Giovane Elber ka dhënë një vlerësim të lartë për Milot Rashicën


    Sulmuesi brazilian që bëri karrierë të bujshme, duke shkëlqyer te Bayern Munich ka thënë se ylli kosovar është lojtari i vetëm nga Werderi që i plotëson kriteret për të luajtur te bavarezët, shkruan Reporteri.net

    “Në të vërtetë vetëm një lojtar i plotëson këto standarde: Milot Rashica, i cili ka aftësi të caktuara që mund të luajnë një rol,” ka thënë Elber.

    “Por me këtë dua të them Rashicën e mirë, siç u prezantua në kampionat disa kohë më parë. Ai ka qenë në formë të keqe së fundi dhe ka vuajtur nga lëndimet,”.

    Elber kishte shënuar 92 gola në 169 paraqitje me Bayernin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!