Policia gjermane ka arrestuar një person nën dyshimet se ka vrarë një person. Ai dyshohet se vrasjen e ka kryer nën motive seksuale dhe kanibale.
Eshtrat e viktimës janë gjetur në një park në Berlinin verior nga disa kalimtarë, shkruan BBC.
I dyshuari me emrin Stefan, është inxhinier elektrik i cili ishte larguar nga banesa e tij para mesnatës së pesë shtatorit dhe më pas ishte shpallur i zhdukur nga miqtë e tij.
Autoritetet policore në hetimet fillestare thonë se i vrari ishte “viktimë e një kanibali”.
Mediat gjermane e kanë krahasuar këtë krim me atë të Armin Meiës, një kanibal gjerman i burgosur me dënim të përjetshëm në vitin 2006.
Ai e kishte njoftuar viktimën në një faqe interneti të interesuar për kanibalizëm.
Ai e kishte filmuar vrasjen dhe më pas ishte zbuluar se motivet kanë qenë për kënaqësi seksuale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.