×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi i del në krah Driton Selmanajt: Deklarata e tij u nxor nga konteksti

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 14:29

    Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj në lidhje me viktimat e luftës është nxjerrë nga konteksti.


    “Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit, nuk e kam pa debatin, por me aq sa mujta me e lexu mu dok e nxorën prej kontekstit”, ka thënë ndër të tjera Gashi në Komisionin Parlamentar për të pagjeturit, shkruan Reporteri.

    Në këtë komision, nga deputetët e VV-së ishte kërkuar shkarkimi i zëvendëskryeministrit Selmanaj.

    I njëjti reagoi me një postim në Facebook, ku tha se deklarata e tij është manipuluar për qëllime politike.

    Sipas tij, deklarata e tij ka qenë e fokusuar drejt atyre që po e përdorin temën e të pagjeturve për përfitime politike.

    “Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

    Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj”, shkroi Selmanaj ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!