“Big Market” tregton produkte ushqimore të pasigurta, në Shqipëri.
Këto janë ankesat që qytetaret i kanë adresuar emisionit investigativ ‘BOOM’.
Nga një vëzhgim i bërë te Big Market rezulton se data e skadencës së sallamit është lehtësisht e manipulueshme.
Ajo mund të hiqet lehtësisht.
Por ka edhe produkte të tjera që jo vetëm blerësit, por as punonjëset nuk mund t’ia lexojnë datën e skadencës.
Gazetarja: Ky sallami ka datë skadencë?
Punonjësja: Moj, si nuk po e gjej unë këtë datën e skadencës? E di që e ka te bishti, por nuk e di si e ka aty. E çuditshme që unë nuk po e gjej.
Por kjo nuk është një problematikë e re pasi nga inspektimet qe ka kryer AKU në rrjetet ‘Big Market’ rezulton se janë marrë masa administrative ‘Gjobë’ për mangësi në etiketim dhe tregtim të produkteve të skaduara.
Nga ana tjetër ligji për etiketimin e produkteve ushqimore është i qartë.
Hasan Stafa: Etiketa duhet të jetë e vendosur në një vend të dukshëm, të qartë dhe të lexueshëm për konsumatorin.
Në lidhje me këto problematika janë njoftuar edhe përfaqësues te ‘Big Market’, por nuk janë përgjigjur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.