Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit përveç kreut të saj Ramush Haradinaj.
Kështu deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin Argument Plus të RTV21.
Ai bëri të ditur se AAK ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK ia ka borxh votën për postin e Presidentit.
Haradinaj foli edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës teksa i bëri thirrje publike PDK-së që t’i bashkohet koalicionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.