×
  • Sport
  • Sport

    Babai i Arbër Zenelit e kujton me nostalgji natën kur djali i tij e shkatërroi Azerbajxhanin

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 17:22

    Si sot, dy vite më parë, Arbër Zeneli kishte përjetuar natën më magjike me fanellën e Kosovës duke shënuar hat-trik kundër Azerbajxhanit


    Kosova e kishte mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 4-0 në stadiumin Fadil Vokrri, në një ndeshje ku Zeneli shënoi het-trik, shkruan Reporteri.net

    Baba i tij, Avniu, sot ka kujtuar këtë paraqitje mbresëlënëse të djalit të tij në Facebook.

    “Kjo ditë nuk harrohet për jetë,” ka shkruar Avni Zeneli në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe videon me golat e të birit.

    Ndryshe, Zeneli het-trikun e shënuar ndaj Azerbajxhanit ia kishte dedikuar pikërisht babait të tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!