×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna armësh në mes dy grupeve në lagjen shqiptare të Shkupit

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 17:16

    Një incident i armatosur sapo ka ndodhur në Çairçane të Çairit. Merret vesh se të shtënat e armëve kanë ardhur nga dy grupe personash të cilët janë përleshur mes vete.


    Aktualisht, numër i madh i pjesëtarëve të policisë kanë bllokuar rrugën kryesore në Çairçane, ndërsa janë bllokuar edhe hyrje-daljet në Bulevardin “Cvetan Dimov” përtej xhamisë Jahja Pasha.

    Ministria e Punëve e Brendshme e ka konfirmuar incidentin, ndërsa kanë shtuar se ngjarja ka ndodhur para një dyqani për pjesë veturash.

    “Sot, rreth orës 14:55 është lajmëruar për përleshje të armatosur në rrugën “Cvetan Dimov”, para një dyqani për pjesë veturash. Deri tani nuk ka të lajmëruar të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta armësh, ndërsa po merren masa për të zbardhur rastin”, thonë për KOHA nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!