×
  • Lajme
  • Lajme

    Për më shumë se 6 orë, në QKUK qëndroi kufoma e një 65 vjeçareje të dyshuar për Covid-19

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 18:08

    Trupi i pajetë i një gruaje 65 vjeçare, e cila ka vdekur ditën e djeshme në Klinikën e Nefrologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk është larguar deri në orët e hershme të ditës së sotme.


    Viktima dyshohej se ishte e infektuar me virusin Covid-19, dhe kishte vdekur rreth orës 00:00, derisa  trupi i saj është larguar nga klinika në orën 6 të mëngjesit.

    Në dhomën ku po qëndronte kufoma, ishin edhe katër pacientë tjerë.

    Express ka kërkuar sqarime nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës(SHSKUK), si dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga zyra për informim në SHSKUK, është thënë se kufoma e 65 vjeçares ka qëndruar në një vend të caktuar në klinikë derisa janë kryer procedurat e nevojshme nga kompania për transportin e kufomave.

    “Ju informojmë se kufoma ka qëndruar në një vend të caktuar në klinikë derisa janë kryer procedurat e nevojshme nga Qendra Operative dhe kompania e kontraktuar nga ShSKUK për transport të kufomave”, kanë thënë ata.

    Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë janë distancuar nga përgjegjësia për këtë rast.

    Zyra për informim në këtë ministri ka thënë se për rastin duhet të kontaktohen zyrtarë të SHSKUK-së.

    “Për informata kontaktoni me zyrtarët e SHSKUK-së. Klinika që i referoheni është atje”, kanë thënë ata.

    Ky nuk është rasti i vetëm, kur trupat e personave të pajetë po qëndrojnë me orë të tëra në instituticonet publike shëndetësore në vend.

    Të mërkurën është raportiar edhe për një rast të njëjtë në Spitalin e Mitrovicës.

    Trupi i pajetë i një 84-vjeçari kishte qëndruar për gati 6 orë në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë në këtë spital.

    I ndjeri pasi kishte vdekur, kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

    Familjarët e tij ishin shprehur të dëshpëruar për shkak të pamundësisë që ta marrin kufomën për t’i kryer procedurat e varrimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!