×
  • Sport
  • Sport

    Policia futet me armë në fushën e futbollit, tmerrohen lojtarët e tifozët

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 23:04

    Pamje tmerri po qarkullojnë në internet, nga ndeshja Grin Bufalos-Nkana e cila përfundoi 5-0 për vendasit, në kampionatin e Zambias.


    Një tifoz i Nkana u fut në fushë, pas rezultatit turpërua nga skuadra e tij dhe rrezikoi të mbetej i vdekur aty. Ai tentoi të sulmonte trajnerin e skuadrës së zemrës, teksa ishte tejet i irrituar për atë që po shikonte në fushë.

    Megjithatë në fushë u fut menjëherë policia, që filloi të ndiqte në stadium tifozin, duke e kërcënuar se do e qëllonin, nëse nuk largohej. Në video shfaqet polici teksa e ndjek lojtarin me armë në dorë, duke tmerruar të gjithë lojtarët, por edhe tifozët e pranishëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!