×
  • Lajme
  • Botë

    Borrell sot viziton Sarajevën në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 8:03
    Shefi i Politikës së Jashtme të BE'së, Josep Borrell

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të qëndrojë sot në Sarajevë për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.


    “Kreu i diplomacisë evropiane do të mbajë një fjalim dhe do të takohet me udhëheqësit e lartë boshnjakë, duke filluar me anëtarët e Presidencës tripalëshe”, raportuan mediat rajonale.

    Qëllimi i vizitës së Borrellit është të rikonfirmojë mbështetjen për perspektivën e integrimit evropian të vendit ballkanik, një proces që po ecën përpara shumë ngadalë për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis tre etnive të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!