×
  • Lajme
  • Lajme

    12 mijë e 220 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 8:11

    Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 është rënduar dukshëm në Kosovë.


    Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë.

    Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 persona humben jetën nga ky virus.

    Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 885 raste.

    Numri i të infektuarve ka shkuar në 32 mijë e 877, 19 mijë e 772 prej tyre janë shëruar, kurse raste aktive janë 12 mijë e 220.

    “Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!