Kreu i PSD-së, Daradan Molliqaj ka folur për jetën që ai bën aktualisht. Molliqaj ndër të tjera ka thënë se aktualisht është pa të hyra dhe jeton nga kursimet që ai ka dhe bashkëshortja e tij.
Për më tepër, Molliqaj ka thënë se është person që shpenzon tepër pak, shkruan Reporteri.
“Aktualisht jemi pa të hyra. Nuk kam të hyra në këtë periudhë kur jemi duke jetuar me kursime dhe me të hyrat familjare që i ka bashkëshortja, Besa…. Nuk jam keq, unë kam pasur kursime prej pagës që kam marrë kur kam qenë Vetëvendosje dhe deputet… Por, unë kursej. Shpenzoj tepër pak. Shpenzimet e mia janë minimale. Nuk pi duhan, nuk pi kafe, shumicën e kohës nuk kam dalje”, ka deklaruar Dardan Molliqaj në emisionin “Pa maskë”.
Në këtë, intervistë Molliqaj ka folur për patinë që e drejton duke thënë se, aktualisht s kjo parti është në fazën e strukturimit dhe organizimit dhe se do të planifikohen edhe të ardhurat. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.