Një pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në QKUK ku ishte duke u trajtuar. Por, i biri i tij ka raportuar në Policinë e Kosovës se po dyshon që ai vdiq nga mostrajtimi i duhur nga mjekët.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me COVID-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mostrajtimi i duhur nga stafi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.