Një mashkull nga Libia ka tentuar të kryej një vjedhje në një kioskë në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, asgjë nuk është vjedhur por xhami i kioskës dhe njësori i rrymës është dëmtuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 20.11.2020 – 03:15. Është arrestuar një mashkull nga Libia i cili është hasur duke tentuar të kryej vjedhje në një kioskë pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas viktimës nuk i është vjedhur asgjë përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.