×
  • Sport
  • Sport

    Si ra Deni Avdija në sytë e Washington Wizards? Gjithçka filloi me emrin e tij

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 12:55

    Tommy Sheppard menaxher i përgjithshëm i Washington Wizards merr pjesë në një turne të basketbollit. Ai është skaut jashtë shtetit dhe gjëja e parë që bën është të përcjellë dhe të gjejë baskebtollist të rinj, duke u bazuar në emra dhe mbiemra.


    Kjo është edhe njëra prej arsyeve pse Deni Avdija iu është bashkuar klubit baskebollistik që bën gara në NBA, Washington Wizards. Ai kishte babanë basketbollist.

    Ai tërhoqi vëmendjen e Wizards gjatë një turneu ndërkombëtar kur ai ishte vetëm 16 vjeç, shkruan Reporteri.net

    Avdija ka prejardhje shqiptare, është djali i Zyfer Avdijës, një ish-basketbollist dhe kapiten i Crvena Zvezdës në periudhën e ish-Jugosllavisë.

    “Ky emër patjetër që kishte ndonjë ngërç,” ka thënë Sheppard në mbrëmjen e së mërkurës.

    Prejardhja e Deni Avdija është nga Kosova, me babain i cili ka lindur në vendin tonë.

    Sheppard kujton se Avdija luante një miqësore kundër ekipit kombëtar serb në një mjedis jo aq miqësor. Avdija përfaqëson Izraelin në arenën ndërkombëtare.

    “Unë kam luajtur për më shumë se tre vjet dhe kam luajtur me shumë ish-lojtarë të NBA. Kam luajtur në Euro League, liga e dytë më e mirë në botë, dhe niveli i konkurrencës ishte shumë i lartë. Unë jam përballur disi me shumë sfida. ”tha Avdija të enjten në një konferencë për shtyp nga Izraeli.

    “Unë jam një konkurrencë e madhe. Më pëlqen të fitoj. Unë do të bëj gjithçka për ekipin. Unë do të jap 100 përqind. Padyshim që diçka kam marrë nga prindërit e mi, jo vetëm babai im, të dy prindërit e mi janë shumë konkurrues. Mbaj mend kur kthehesha në shtëpi pas humbjeve nuk ishte e lehtë. ”

    Avdija në Izrael ishte një hap para moshatarëve të tij që në moshë të re. Sheppard e pa për herë të parë në një turne ku ai ishte lojtari më i ri në moshë që kishte luajtur për ekipin e parë të Maccabi Tel Aviv. Avidja ishte vetëm 16 vjeç atë kohë.

    Tani 19 vjeçari do të jetë pjesë e Washington Wizard në NBA. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!