×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli thotë se Kurti pati shanse të liberalizonte vizat, por i humbi Qeveria Hoti

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 13:08

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha se shanset për të fituar liberalizimin e vizave për Kosovën i shtoi kur erdhi Qeveria Kurti.


    Pacolli tha se kur erdhi Kurti e luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar, mirëpo kur erdhi Qeveria Hoti gjithçka ndryshoi.

    Ajo akuzon Qeverinë Hoti se humbi këtë shans Kosovës për liberalizimin e vizave, sipas saj Qeveria Hoti nuk e ka luftuar korrupsionin.

    “Kjo është ditur qysh në fillim, shanset u patën shtuar kur kishim një qeveri legjitime, Qeverinë Kurti e cila filloi të luftojë korrupsionin dhe të përgëzohet për këto veprime edhe nga raporti i progresit nga BE-ja. Tani prej kur kemi në krye të qeverisë një person jo legjitim i cili ka marrë vendime tejet të dëmshme për të cilat është kritikuar nga BE-ja, sidomos për shfuqizimin e task-forcës (Antikorrupsion) ka ndikuar negativisht. […] Tani çfarë mund të bëjë presidenca gjermane është nëse disa shtete nuk janë të bindura që kemi luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund të bëjë asgjë. Në këtë muaj nuk ka asgjë dhe nuk ka caktuar asgjë ku do të diskutohet për Kosovën. Shanset për të marrë liberalizimin e vizave do të shtohen vetëm kur një qeveri ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Atë se kjo qeveri nuk e ka vullnetin për të luftuar krimin e korrupsionin e ka thënë edhe raporti i fundit i progresit i BE-së. Nuk ka mënyra si t’i bindim shtetet anëtare pa rezultate konkrete”, tha Pacolli për KP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!