Chelsea ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Newcastle dhe të marrë përkohësisht kreun e renditjes me 18 pikë në 9 javë, aq sa ka edhe Leicester që do të luajë nesër në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit.
Londinezët e Lampard dominuan sfidën e zhvilluar në “St’ James Park” dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit që në minutën e 10’, kur pas një topi të hedhur rrezikshëm në zonë nga Timo Werner, ishte Fernandez që shënoi në portën e tij.
Më pas golin e sigurisë e shënoi sulmuesi i ri i talentuar, Tammy Abraham, që u shërbye saktë nga Werner në minutën e 65-të dhe vulosi suksesin e Chelseat, me londinezët që regjistrojnë kështu fitoren e pestë në 9 javë kampionat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.