Bernard Berisha ka shënuar edhe golin e tij të dytë sot në ndeshjen kundër Zenitit
Akhmat Grozny është duke luajtur me Zenitin dhe rezultati aktual është 2-2, shkruan Reporteri.net
Të dy golat e Akhamtit i ka shënuar reprezentuesi kosovar.
Berisha golin e parë e shënoi për mrekulli në minutën e 26-të, dersia të dytin e ka shënuar nga penaltia në minutën e 52-të.
Berisha realizoi me shumë klas në stilin panenka.
Ndryshe, ndeshja po luhet akoma dhe Bernardi ndoshta mund ta kompletojë edhe het-trikun.
Djaloshi nga Peja ka shënuar 6 gola këtë edicion me Akhmatin. /Reporteri.net/