Një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske Serbe, Radosavljevic Artemije, ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare.
Mediet serbe raportojnë se si po trajtohej për coronacirus në departamentin e sëmundjeve infektive në Valjevo, transmeton Reporteri.net.
Para Artemije, betejën me coronavirusin e humbën edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amofilije dhe Patriarku Irinej.
Kujtojmë se peshkopi Artemije i cili ishte përgjegjës për Kosovën u zëvendësua nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe në vitin 2010 për shkak të menaxhimit financiar dhe material të biznesit të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, dhe në vitin 2015 ai u përjashtua nga kisha. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.