×
  • Sport
  • Sport

    Interi e mposhtë Torinon pas një përmbysje sensacionale

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 16:56

    Interi ka fituar 4-2 ndaj Torinos në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A


    Skuadra e Antonio Contes ishte duke humbur 0-2 deri në minutën e 63-të, por më pas u rikthye duke shënuar 3 gola dhe kështu fitoi tre pikë të mëdha, shkruan Reporteri.net

    Simone Zaza 45′ dhe Ansaldi 62′ shënuan për Torinon.

    Interi më pas u rikthye në lojë me Sanchez 64′ që ngushtoi epërsinë dhe Lukakun që realizoi dy herë 67′, 85′. Në fund realizoi edhe Lautaro 90′ për ta vulusur fitoren e madhe kundër Torinos.

    Pas kësaj fitore Interi tani zë vendin e pestë me 15 pikë, tre më pak se Sassuolo që aktualisht është lider me 18 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!