×
  • Sport
  • Sport

    Klubi turk i vë epitetin e Leo Messit futbollistit nga Kosova, Arb Manaj

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 17:55

    Arb Manaj po vazhdon të shkëlqejë nga ndeshja në ndeshje me skuadrën turke, Ankara Keçiorengucu.


    Futbollisti nga Klina startoi sot nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Parë turke ndaj Akhisarsporit.

    Ish-sulmuesi i Trepçës’89 arriti të shënojë dy gola të bukur në këtë ndeshje.

    Madje, ylli i Kosovës U21 dhuroi edhe një asistim në këtë ndeshje.

    Klubi turk pas ndeshjes në rrjetin social “Facebook” ka publikuar “hartën” e lëvizjeve të Manajt duke e krijuar një “GOAT”, që përkthehet si “më i miri i të gjitha kohërave” në futboll.

    Zakonisht, ky epitet përmendet për futbollistë të mëdhenj si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!