Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të dielës në një pompë të derivateve në Prishtinë.
Tre persona, njëri prej tyre i armatosur pasi kanë kryer grabitjen janë larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.
“Më datë 22.11.2020 rreth orës 22:15 Policia ka pranuar një informatë se në një pompë të derivateve, tre persona, njëri prej tyre i armatosur, dyshohet se kanë kryer një grabitje, dhe në këmbë janë larguar nga aty”, kanë thënë nga Policia e Kosovë për Reporteri.net.
Burime të Reporterit bëjnë të ditur se pompa e benzinë që ka qenë cak i grabitjes gjendet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime operacionale dhe hetimore ne funksion sqarimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.