×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferki Shala tregon pse ju bashkua FJALA-s së Gëzim Kelmendit

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 23:17

    Emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në muzikën shqiptare, pasi ka lënë hite të pavdekshme, pavarësisht se tani këndon ilahi, pasi vite më pare u bë praktikues i fesë islame duke lënë pas jetën prej rokeri të njohur.


    Për dallim nga muzika, ai vështirë se mund të mbahet mend si një njeri që u bë pjesë e politikës, pasi doli menjëherë nga ajo, pasi e pa që nuk është për atë punë, edhe pse mund ta ketë pasur mendimin e mire kur u inkuadrua.

    Ferki Shala, ish-vokalist i grupit TNT, ishte bashkuar vite më pare me partinë FJALA të Gëzim Kelmendit, por më pas ishte larguar.

    Ferkiu tregon për REPORTERI/INTERVISTA pse u bë pjesë e politikës.

    “Me ndihmu Gëzim Kelmendin nga Peja, vlerësoi gjithçka tek ai, e do shumë Kosovën. Pata dëshirë t’i ndihmoi pak, por edhe aty ka qenë loja, një hajni, u harru, nuk e përmendin, u vjedhën votat jo pak”, ka rrëfyer jetën prej politikani ish-rokeri Shala.

    Ai ka thënë se më nuk do të merret aktivisht po do t’i ndihmojë ende Gëzim Kelemndit kur ai ka nevojë.

    “I ndihmoj kur ka nevojë. Shpresoj që Gëzimi ka me dalë si politikan i pjekur”, ka thënë Shala.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!