Gjykata e Lezhës i heq masën e “arrestit të shtëpisë” ish deputetit të PS, Arben Ndoka. Siç bën të ditur gazetarja Glidona Daci ky vendim vjen ndërkohë që më herët procesi ndaj tij lidhur me akuzat për tjetërsimin e pronave u veçua dhe u dërgua nga Gjykata e Posaçme në Lezhë.
Arben Ndoka sipas gjykatës së Lezhës do hetohet me masë sigurie “detyrim paraqitje”.Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme vazhdon pjesa tjetër e grupit mes tyre dhe Xhevi Ndoka, vëllai ish-deputetit.
Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty prokuroria konstatoi se edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.