×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi e akuzon Agim Bahtirin se “bashkëpunoi” me organizatën që akuzohet se financon terrorizmin

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 12:49

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas marrëveshjes së Komunës së Mitrovicës me organizatën ‘Qatar Charity’ për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka shtruar pyetjen se a i ka treguar dikush kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, që kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë, shkruan Reporteri.net.

    “A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate.
    A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?
    A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?
    A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar, kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!