Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i ka kërkuar falje deputetes Saranda Bogujevci pas zhvillimeve të fundit ndërsa për një faqe me emër të LDK’së që ka postuar një foto fyese të saj me Ivica Dacici ka thënë se “nuk janë në tokë të bukës”.
“I kërkoj falje për pozitën që kom. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shprehu keqardhjen në tokë e qiell. I lusë me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë. Për këto tema dem baba dem. Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos mi përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëlluan nuk e mbrojë kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërrasë edhe të gjitha partitë politike. Me pas kujdes. Të mos i fusim dhimbjet”, ka thënë ai.
“Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.