×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës, institucioni që qytetarët i besojë më së shumti, partitë politike në fund të listës

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 12:18

    Sipas një hulumtimi të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) Policia e Kosovës, është institucioni më i besuar tek qytetarët.


    Në kuadër të këtij hulumtimi, ka dalë se qytetarë vazhdojnë të kenë besim më të lartë në Institucionet e Sigurisë krahasuar me Institucionet Qendrore dhe të Drejtësisë.

    Sipas këtij raporti në pyetje e parashtruar ndaj respondentëve, rezulton që Policia e Kosovës ka besueshmërinë më të madhe nga qytetarët me 47 për qind.

    E dyta radhitet ushtria e Kosovës, saktësisht FSK-ja me 17 për qind.

    Në fund të listës renditen komunat, institucionet e drejtësisë, ato arsimore dhe partitë politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!