Antoine Griezmann ka thënë se do të refuzonte t’i shkurtojë flokët edhe nëse këtë ia kërkon Barcelona.
29-vjeçari është i njohur për flokët e gata në pjesën më të madhe të karrierës së tij, ndërsa ka vazhduar t’i rritë ato edhe pas transferimit në Camp Nou në vitin 2019 (nga Atletico Madridi).
Francezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Blaugranët, ndërsa tifozët e kanë kritikuar për shumëçka, ndërsa së fundmi edhe për flokët e gjata.
Por, ai është zotuar se nuk do t’i shkurtonte flokët madje edhe nëse diçka të tillë ia kërkon klubi.
“Do t’i mbaj flokët e gjata edhe nëse ma kërkojnë që t’i shkurtoj. Fëmijët dhe gruaja ime duan që t’i mbaj. Që nga ardhja ime te Barcelona, nuk kam folur. Kam thënë se dua të flas vetëm në fushë, jo në publik”.
“Kam marrë komente të ndryshme dhe tash mendoj se është tepruar. Mendoj se është koha që t’i them gjërat si duhet”, ka deklaruar Griezmann për Jorge Valdano në edicionin e fundit të Universo Valdano.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.